
Mijëra njerëz në Haiti po kalojnë natën e dytë jashtë, larg ndërtesave, nga frika e lëkundjeve të tjera pas tërmetit që shkatërroi pjesë të mëdha të vendit të martën.
Korrespondentë të BBC-së në kryeqytetin, Port-au-Prince, thanë se gjatë natës dëgjoheshin njerëz që qanin dhe luteshin.
Shumë ndjehen të frikësuar dhe të vetmuar. Ata gjithashtu përshkruan fëmijë që flinin në mes trupave të vdekur në ambjentet e një spitali.
Të tjerë thonë se shumë rrugë janë të mbushura me kufoma të mbuluara me batanije të bardha.
Nuk është ende e qartë se sa njerëz kanë vdekur nga tërmeti, por presidenti i Haitit, Rene Preval, tha se shifra mund të jetë me dhjetra mijëra.
Ndërkohë selia e OKB në Haiti është dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.
Shefi i saj z. Anabi dhe shumë pjesëtarë të stafit rezultojnë të humbur.
Brazili dhe Jordania kanë njoftuar se kanë humbur ushtarë paqeruajtës. Kina tha së shumë nga forcat e saj janë nën rrënoja.
Një zyrtar i OKB-së në Nju Jork tha se kjo mund të jetë kriza më e rëndë e kësaj organizate që nga vënia e bombave në ndërtesat e saj në Bagdad në 2003.
Gjendja humanitareSpitalet vendase dhe organizatat bamirëse rreth kryeqytetit Port-au-Prince, nuk po munden të përballojnë shakllën e madhe të tragjedisë.
Përpjekjet e shpëtimit deri më tani janë bërë kryesisht nga banorët që përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit nga gërmadhat.
SHBA po premton ndihmë të plotë. Një avion amerikan është nisur për në Haiti dhe mijëra trupa amerikane janë në gatishmëri.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton e quajti tragjedinë të një