Me një sërë aktivitetesh, sot do të shënohet 4-vjetori i vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, burrë shtetasit, vizionarit dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës. Nën përkujdesjen

e Presidentit të Republikës, Fatmir Sejdiu, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë në orën 12.00, do të mbahet një akademi përkujtimore kushtuar Ibrahim Rugovës.
Në orët e paradites Presidenti Sejdiu do të bëjë homazhe para varrit të Presidentit Rugova, si dhe do të vizitojë familjen Rugova në Velani. Edhe forumet e LDK së në qendër dhe nëpër degë do të zhvillojnë veprimtari në shënimin e këtij përvjetori, si dhe do të bëjnëhomazhe. Sipas një njoftimi të AAK-së, një delegacion i nivelit të lartë të kësaj partie do të bëjë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në shenjë nderimi e kujtimi në 4 vjetorin e vdekjes së tij.
"Duke e çmuar lart rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, përfaqësues të lartë të AAK së, në këtë përvjetor, do të bëjnë homazhe do të vendosin lule te vari i tij, në lagjen Velania, në orën 11:00", thuhet në këtë njoftim.
E dhe Kryesia e LDD së do të bëjnë homazhe pranë varrit të Presidentit Rugova në përkujtim të katërvjetorit të vdekjes së tij. Ndërsa një delegacion i LDD së do të vizitojë familjen e Presidentit Rugova në Velani