Leo Di Caprio është bërë për martesë
Sunday, 01.24.2010, 12:28pm (GMT-12)
 Prej kur janë qetësuar marrëdhëniet mes çiftit të famshëm, aktorit Leonardo Di Caprio dhe manekines izraelite, Bara Rafaeli, sipas të gjitha gjasave kanë lindur edhe plane edhe më të mëdha, të cilat është duke i projektuar vetë aktori Leo Di Caprio. Sipas mediumeve ndërkombëtare, Di Caprio është duke u përgatitur për ti propozuar martesë të dashurës së tij, dhe këtë po mendon ta bëjë pikërisht në ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt të këtij viti. Këtë hap Di Caprio është duke e bërë, siç thuhet, pas presionit nga nëna e tij e cila e ka këshilluar atë që mos ta lëshojë rastin me Bar Rafaelin, dhe të martohet me të sa më shpejtë që është e mundur.
fatmir_gjil
|