
Kunderpergjigjia e regjizorit nuk ka vonuar, duke thene se e ka shkruar skenarin e perbere nga 80 faqe ne vitin 1994, pa u bazuar ne asnje liber apo film te meparshem
Akuza per skenar jo origjinal vijne ne adrese te filmit “Avatar” qe mund te behet ai me suksesin me te madh ne kinemane boterore.
Megjithate duket se keto akuza nuk kane shqetesuar edhe aq shume regjizorin James Cameron, i cili eshte sulmuar ne kete menyre edhe per filma te tij te famshem te se kaluares si "Terminator" e "Titanic" . Kunderpergjigjia e regjizorit nuk ka vonuar. Ai ka pohuar se e ka shkruar skenarin e perbere nga 80 faqe ne vitin 1994, pa u bazuar ne asnje liber apo film te meparshem.
Perkunder kesaj duket se jane hasur ngjashmeri te bujshme midis Avatarit dhe nje serie ruse fantashkence.
Akuzat jane bere sidmos nga dy gazeta sovjetike, te cilat kane nenvizuar ekzistencen e nje skenari jo origjinal persa i perket kolosalit te momentit.
Fillimisht, gazeta “Komsomlskaya Pravda” ka publikuar nje faqe te tere qe i dedikohej mundesise qe Cameron te jete frymezuar, ose me sakte te kete kopjuar subjetin dhe detajet e filmit te tij nga 10 romanca te shkruara ne vitet ’60 prej vellezerve Arkady e Boris Strugatsky.
Pikerisht keta te fundit duhet te jene krijuesit e planetit Pandora, nje bote e re e karakterizuar nga peme dhe klime e thate, ku banoret marrin emrin e Nave (ne film quhen Na’vi”).
Por jo vetem kaq, pasi edhe “Novaya Gazeta” i ka meshuar ceshtjes, duke ia besuar shkrimtarit Dmitry Bykov: “Teper ngjashmeri per te qene nje rastesi – ka nenvizuar ai -. Me duket e qarte qe Cameron ka marre frymezim nga librat e vellezerve Strugatsky”. Perkunder bujes qe lajmi ka bere sidomos ne gazetat britanike, Boris Strugatsky, 76 vjec, nuk eshte shthurur shume. Sipas asaj qe eshte bere e ditur nga “The Guardian”, ai nuk e ka pare filmin dhe e konsideron te veshtire qe Cameron te kete marre spunto nga librat e tij.
Romanca qe gjithsesi per kritiket jane nje satire ndaj komunizmit dhe rolit te KGB.
Nderkaq s’ka ardhur asnje koment nga “20th Century Fox”, kompania e shperndarjes se filmit. Megjithate, akuzat per kopjim nuk vijne vetem nga Rusia.
Edhe nga SHBA vijne sinjalizime interesante. Ne librin “Call me Joe” te Poul Anderson ne vitin 1957, duket se eshte e njejta panorame si te "Avatar", ose me sakte historia e nje te riu paraplegjik qe kerkon te kontrolloje planetin permes nje race indigjene. Akuza edhe nga Skandinavia, nga ku thuhet se ngjan me nje film te animuar, "Delgo", ne te vertete jo fort i njohur.
Sidoqofte duhet thene se suksesi terheq shpesh akuza per kopjim, sic ndodhi per shembull ne rastin e Dan Brown me “Kodin e Da Vincit”. Sigurisht, fakti qe ne filmin e Cameron perdoren emrat e permendur me pare ne veprat e vellezerve Strugatsky, duket i veshtire te shpjegohet. Per “Terminator”, Cameron ishte akuzuar nga shkrimtari Harlan Ellison se kishte marre gjeresisht disa nga episodet e krijuar nga ai per serine “The outer limits”. Ellison, ne fund, u demshperblye financiarisht.
Ndersa per momentin Boris Strugatsky (vellai tjeter Arkady ka vdekur) e ka perjashtuar mundesine per t’iu drejtuar nje avokati, teksa publiku nuk duket i lodhur nga historia e Cameron. "Avatar" ka arketuar per momentin 1.3 miliard dollare dhe shpjet mund te thyeje rekordin prej 1.8 miliardesh qe mbahet nga filmi tjeter i Cameron, “Titanic”. / ikubinfo / foto: parantar / 15 janar 2010