Amazon do të hap një e-dyqan me aplikacione
Sunday, 01.24.2010, 12:28pm (GMT-12)
Forca dominuese në tregun e lexuesve elektronik – kompania Amazon - është gati të shkundur gjërat në një mënyrë të madhe duke njoftuar publikun se çfarë po planifikon të bëjë në ditët në vijim. Amazon thotë se është bërë gati për të hapur një dyqan elektronik për aplikacione online, për shfletuesin e saj elektronik, Kindle.
Sipas New York Times, njoftimi zyrtar nga Amazon do të vijë të enjten. Kompania pret që zhvilluesit të bëjnë një gamë të gjerë të aplikacioneve, nga mënyra të reja për të provuar e-libra, lojra dhe aplikacione të tjera të ndryshme.
Dhe ashtu si iPhone, aty do të ketë shumë para për të bërë: zhvilluesit do të mbajnë 70 për qind të të ardhurave nga shitja e aplikacioneve. / foto: stepanoff / 21 janar 2010
fatmirI_gjil
|