Facebook e rrit sigurinë
Saturday, 01.16.2010, 12:15pm (GMT-12)
Rrjeti i njohur shoqëror Facebook dhe prodhuesi i softuerit të sigurisë McAfee, njoftuan se ata kanë për të hyrë në një partneritet që do të mundësojë mbrojtjen më të mirë të përdoruesve ndaj kërcënimeve online dhe viruseve të ndryshme.
Marrëveshja përcakton se në mesin e 350 milion anëtarëve aktiv që i ka Facebook, vetëm ata që janë nga Franca, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Italia, Gjermania, Holanda, Spanja, Kanadaja, Brazili dhe Meksika mund të përdorin falas sigurinë e softuerit McAfee Internet Security, për një periudhë prej gjashtë muajsh.
Pritet që në tremujorin e parë të vitit 2010 lista e vendeve të zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme, raportojnë mediat elektronike franceze.
fatmir_gjil
|