
Lideri i AKR-së dhe biznesmeni Behgjet Pacolli do të ndërmetësojë për lirimin e dy pengjeve zvicerane nga autoritetet libiane.
Portali informativ “LeMatin.ch” shkruan se Behgjet Pacolli, me origjine nga Kosova, me shtetësi Zvicerane me banim në Ticino do të ketë një takim të ardhshëm me presidentin libian Muamar Gadafi.
Pacolli (58 vjet) do të luajë një rol ndërmjetësues për të ndihmuar kthimin e dy zvicerane, të cilët po mbahen peng në shenjë hakëmarrje për një vit e gjysëm nga Libia, duke shkaktuar prishjen e marrëdhënieve midis me Zvicrën. Sipas “LaMatin”, Behgjet Pacolli do të shkojë së shpejti të vizitojë Libinë pasi që ti kryej pushimet Muamar Gadafi.
Arsyeja e vërtetë e arrestimit të dy zviceranëve ishte gjithsesi kërkimi i një forme të shpagimit ndaj arrestimit në Gjenevë në Hannibal Gheddafi-t, njërit prej djemve të liderit libian.
Media ka shprehur mirënjohje për misionet humanitare dhe ndërmjetësuese të Pacollit, duke nënvizuar rastin e lirimit të pengjeve në Afganistan